Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.
Vendimi i trupës gjykuese, i cili përbëhej nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro, është i formës së prerë duke i dhënë fund pas 3 vitesh betejës ligjores në dyert e gjykatës për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka në një deklaratë për mediat u shpreh kjo është një ditë e mirë për demokratët.
“Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë më integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh.
E vërteta që janë demokratët ata që vendosin për PD.
Demokratët sot janë të bashkuar, sot vendimi i gëzon ata, por sot është një ditë e e keqe për regjimin. Një opozitë e përcarë ka marrë fund, sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar dhe të vërtetë”, tha ai.
Seancat gjyqësore për vulën e PD:
25 mars 2022: Regjistrohet Kuvendi i 11 dhjetorit me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të gjyqtarit Agron Zhukri, Sali Berisha njihet kryetar i PD.
23 mars 2023: Rrëzohet vendimi i gjyqtarit Zhukri, kthehet në Shkallë të Parë me trupë tjetër. Kryetari i PD-së njihet Lulzim Basha.
27 dhjetor: Gjykata e Lartë e kthen në Apel me trupë tjetër dhe kërkon zgjidhje përfundimtare. Kryetari i PD vijon të jetë Basha.
11 qershor: Gjykata e Apelit kalon vulën e PD te Sali Berisha.