Gykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dënoi sot me 5 vite burgim ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj burgim.
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të rënda, por me ndryshimin që dënimin ai do të duhet ta vuajë në burg dhe jo me shërbim prove, nisur nga “pozita dhe funksioni kushtetutes përgjatë kohës së kryer së veprës penale: Përmasën e cënimit të interesave shtetërore; Shtrirjen në kohë dhe hapësirë të veprës penale dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe veprës”.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 12 vite burgim, duke ngritur ndaj akuza të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.
Por sot Apeli e akuzoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke qenë se sipas gjykatës, për shkak të lidhjeve të tij me vellezërit Habilaj, të akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, ka favorizuar aktivitetin e tyre kriminal.
Sipas gjykatësit “rezultojnë të provuara lidhja e qëndrueshme në kohë me Moisi Habilajn dhe Artan Habiljan. Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm, kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e policisë dhe të shtetit, me pasojë vështirësi dhe pengesa shtesë në parandalimin dhe luftimin e këtyre veprimtarive kriminale, shoqëruar në të njejtën periudhë dhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish të Policisë së shtetit dhe agjencive të tjera ligjizbatuese, e shoqëruar me vazhdimësinë e ushtrimit të suksesshëm të aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga Moisi Habilaj, në kuadër të një organizimi kriminal që merrej me këtë veprimtari”.
Gjykatësi tha më tej se “Gjykata ka konstatuar shkallën e lartë të përhapjes së aktiviteteve së paligjshme, mbështetëse, furnizuese me lëndë të parë të trafikut të narkotikëve gjë që në vlerësimin e gjykatës krijon lidhjen e drejtpërdrejtë të mosveprimeve në mënyrë të paligjshshme të autoriteteve shtetërore dhe pasojën kriminale të ardhur”. Gjykatësi Pëllumbi vërejti se “nuk janë marrë masat për të vënë në efiçencë të plotë strukturën më të lartë drejtuese në Drejtorin e Policisë së Qarkut të Vlorës për parandalimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale”, ndërsa “zoti Tahiri provohet se ka përfituar nga Habilajt shërbime e përfitime të padrejta dhe se shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interasat e shtetit. Për rrjedhojë ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës”.
Pas këtij vendimi, zoti Tahiri ka pritur në sallën e gjyqit, për t’u transferuar në Drejtorinë e Policisë, prej nga do të dërgohet më pas drejt një burgu të sigurisë së zakonshme.
Menjëherë pas vendimit, ish ministri i Brendshëm ka bërë një postim në Facebook, duke folur për një padrejtësi. “Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Eshtë thjeshtë padrejtësi”.
Çështja ndaj ish ministrit Tahiri kaloi përmes një odiseje të gjatë gjyqësore. Në vitin 2019, ai u dënua në Shkallë të Parë nga gjykata, e cila rrëzoi akuzat e prokurorisë duke e cilësuar atë fajtor për “Shpërdorim të detyrës”. Dënimi prej 5 vitesh burgim, u konvertua në Shërbim prove për 3 vjet e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit nga ana e saj, në qershor të vitit 2020, e riktheu për rishyrtim në Shkallë të parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e lartë, pasoi vitin e kaluar, me prishjen e atij vendimi për shkak të “shkeljeve proceduriale” gjatë oprocesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel me një gjetër trupë gjykuese, e cila pritet të shprehet përfundimisht më 4 shkurt.
Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.
Reagimet/
Ish-ministri I Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas vendimit të GJKKO e cila e dënoi me 3 vite dhe 4 muaj burgim.
Tahiri ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se I vjen keq që situate shkoi në këtë mënyre dhe se ai është i qetë dhe se nuk ka shkelur kurrë ligjin.
Ish-ministri thekson se vendimi ndaj tij është thjeshtë padrejtësi, ndërkohë që shton se e ka dashuruar çdo ditë punën e tij. Ai thekson se ka bërë detyrën siç më mirë ka mundur.
Saimir Tahiri:
Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda.
Eshte thjeshte PADREJTESI!
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsaimir.tahiri%2Fposts%2F10227906725393905&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”207″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>
Pas dënimit nga Gjykata me 3 vite e 4 muaj burg për Saimir Tahirin, ka reaguar Ambasadorja Yuri Kim. Në një postim në rrjete sociale diplomatja amerikane i bën apel institucioneve të drejtësisë që të demonstrojnë se askush, pavarësisht partive, pozitës apo pasurisë nuk është mbi ligjin. Ajo jep mesazhin që “nuk duhet të ketë më pandëshkueshmëri.
Postimi i Yuri Kim:
I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar gjithashtu, ku thotë se dënimi vërteton akuzat e PD-së para disa vitesh.
Partia Demokratike i nisi akuzat mbi Tahirin që kur ky i fundit u emërua Ministër i Brendshëm i qeverisë Rama në vitin 2013. Akuzat lidheshin me trafik droge, pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar dhe pastrim parash.
Nga radhët e PD-së ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj, i cili thotë se dënimi i Tahirit provoi pretendimet e PD-së “se Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar”.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar mbi vendimin e gjykatës për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Teksa e cilësoi vendimin për Saimir Tahirin një drejtësi të vonuar, ajo tha se ideatori dhe urdhëruesi i kanabizimit të Shqipërisë është Edi Rama.
“Mua nuk më vjen mirë, që të shikoj asnjë shqiptar në burg. Por thirrja ime është për të gjithë ne, për mediet dhe klasën politike, ne nuk duhet të ndjejmë kënaqësi sesi qeveritarët dënohen me burg, por duhet të ndjejmë kënaqësi sesi sistemi nuk lejon që qeveritarët të shkelin ligjin të jenë arbitrarë, të jenë arrogantë përpara ligjit”, tha Kryemadhi.