Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur betimin e Altin Binajt para presidentit Ilir Meta si anëtar i pestë i Gjykatës Kushtetuese.
Ajo thotë më tej se bërja e Gjykatës Kushtetuese funksionale brenda 31 dhjetorit është brenda mundësive, dhe për këtë shton znj.Kim duhet bashkëpunim urgjent mes Presidencës, KED-së dhe Parlamentit.
“Urime Altin Binaj për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv. Që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor është brenda mundësive, falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED dhe Parlamentit”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>Congratulations to Altin Binaj for giving his oath as the 5th judge of he Constitutional Court. Thank you, Pres <a href=”https://twitter.com/ilirmetazyrtar?ref_src=twsrc%5Etfw”>@ilirmetazyrtar</a>, for enabling this positive development. Functional CC by 12/31 is within reach, thanks to urgent action & cooperation by Presidency, JAC & Parliament. <a href=”https://t.co/AiQfKs527g”>https://t.co/AiQfKs527g</a></p>— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1341400844265267201?ref_src=twsrc%5Etfw”>December 22, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Gjykata Kushtetuese aktualisht ka pesë anëtarë, ndërsa bërja funksionale e saj kërkon të paktën gjashtë të tillë. Radha për të zgjedhur anëtarin e gjashtë tashmë i takon Presidentit të Republikës, kurse pritshmëritë e SHBA-së dhe BE-së janë, që ky institucion, të ngrihet dhe të bëhet funksional brenda 31 dhjetorit 2020.