Gjykata e Vlorës ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për Mihal Kokëdhimën, pronari i lokalit në Porto Palermo, i cili në gjendje çmendurie sulmoi makinë e turistëve spanjollë, në ecje.
51-vjeçari akuzohet për “Kanosje” dhe “Dëmtim të pronës me dashje”.
Ndërkaq, gjatë seancës së sotme Kokëdhima dha edhe versionin e tij për ngjarjen. Ai është shprehur para trupës gjykuese se se nuk i sulmoi turistët por u pëpoq ti ndalonte dhe ata u nisën menjëherë.
“Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë nuk kam prekur njeri me dorë. Ku kanë faktet që i preka me dorë. Më rrëzuan në Qeparo, nga makina. Unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar por për t’u mbajtur.
Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkolle në Gjermani. Ne dy muaj punojmë. Më lini të punoj”, ka thënë ai.
51-vjeçari u përfaqësua në seancë nga dy avokatë, ndërsa gjyqtarjai e çështjes ishte Esmerilda Habila