Rusia duhet të ndalojë menjëherë pushtimin e saj në Ukrainë, vendosi sot Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) e OKB-së në Hagë.
“Ukraina fitoi në çështjen e saj kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Twitter pas vendimit.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të pushtimit rus. Urdhëri është i detyrueshëm sipas ligjit ndërkombëtar. Rusia duhet të veprojë menjëherë. Injorimi i urdhrit do ta izolojë Rusinë edhe më shumë.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për agresionin ndaj Ukrainës.
Këtë vendim e ka përshëndetur Minisitrja e Jashtme e Shqipërisë, znj. Olta Xhacka, si dhe Presidenti i Republikës, Z.Ilir Meta.
Xhaçka u shpreh se, përshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për masat e përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake nga Rusia ose nga ndonjë organizatë apo individ.
Shqipëria mbështet plotësisht vënien përpara përgjegjësisë për çdo krim të kryer në Ukrainë dhe i bën thirrje Rusisë që t’i bindet urdhrit të Gjykatës, theksoi Xhaçka.
“Përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për masat e përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake nga Rusia ose nga ndonjë organizatë apo individ. Shqipëria mbështet plotësisht vënien përpara përgjegjësisë për çdo krim të kryer në Ukrainë dhe i bën thirrje Rusisë që t’i bindet urdhrit të Gjykatës”, u shpreh Xhaçka nëpërmjet një reagimi në Twitter.
Me anë të një mesazhi Meta u shpreh se, “duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, GJND konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në unison ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar”.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës.
“Pushtimi rus i Ukrainës duhet të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina”, theksoi Meta.
“Shqipëria është në krah të Ukrainës mike, në mbështetje të luftës së saj heroike në mbrojtje të pavarësisë, integritetit territorial dhe të vlerave evropiane”, nënvizoi Meta.