Një grup militantësh të opozitës, që tentuan të pengonin vizitën e Kryeministrit në Librazhd, do të përballen me drejtësinë. Uniformat blu shprehen se personat në fjalë kanë goditur eskortën me mjete të forta dhe fishekzjarre.
Policia njofton se janë 23 shtetas të proceduar, ndër ta 7 të arrestuar për protestën e paligjshme të organizuar mbasditen 13 qershorit në hyrje të qytetit.
Policia e Librazhdit njofton se identifikimi i personave në fjalë është bërë bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimi. Mes tyre janë drejtuesit lokalë të PD si dhe ish-deputeti A.B.
Nën akuzë për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”, janë shtetasit:
– B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);
– A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD);
– A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi;
– E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);
– D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;
– L.O., 31 vjeç, nga Piskashi;
– B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.
“Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.
Arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike” – njofton Policia e cila shton se materialetjanë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.