Google është gjobitur me 50 milionë euro nga rregullatori francez i mbrojtjes CNIL, për shkelje të rregullave të BE për mbrojtjen e të dhënave.
Sipas CNIL gjoba është vendosur për “mungesë transparence, informim të papërshtatshëm dhe pamjaftueshmëri bazash për reklamat e personalizuara”.
Rregullatori tha se njerëzit nuk ishin mjaft të informuar për mënyrën se si Google grumbullon të dhëna për të personalizuar reklamat.
Në një deklaratë publike Google tha se ishte duke studiuar vendimin për të përcaktuar hapat e tij të ardhshëm.