Ish-i dërguar i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në median amerikane Newsmax.
Richard Grenell e ka pyetur Ramën për iniciativën e mini-Shengenit dhe shpalljen “non-grata” të ish-presidentit Sali Berisha nga Departamenti i Shtetit.
Grenell ka shkruar se Rama ia bëri të qartë se është i frustruar me BE-në.
Rama u shpreh se ai vendim do të thotë se askush s’është mbi ligjin dhe se ka mbaruar koha e pandëshkueshmërisë.
“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi.
Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Rama për Berishën.
Ai falënderoi ish-emisarin Grenell për kontributin e tij në iniciativën e mini-Shengenit.
“Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falënderoj për rolin tuaj.
Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, tha Rama.
Kryeministri Rama kritikoi BE-në që s’po merr vendim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”-u shpreh Rama.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>I spoke with Albania’s Prime Minster <a href=”https://twitter.com/ediramaal?ref_src=twsrc%5Etfw”>@ediramaal</a> this morning and he made it clear….he’s frustrated with the EU. <a href=”https://t.co/9F0cOqvDNf”>https://t.co/9F0cOqvDNf</a></p>— Richard Grenell (@RichardGrenell) <a href=”https://twitter.com/RichardGrenell/status/1408091389183905794?ref_src=twsrc%5Etfw”>June 24, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>