Groenlanda prezantoi një marrëveshje të re të koalicionit qeveritar të premten, vetëm disa orë përpara një vizite të nënpresidentit amerikan JD Vance në ishullin Arktik, të cilin Presidenti Donald Trump ka shprehur interes për ta blerë.
Qeveria e re e mazhorancës do të drejtohet nga udhëheqësi demokrat, Jens-Frederik Nielsen, i cili u kishte kërkuar partive të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të formojnë një koalicion të gjerë për të treguar unitet mes fushatës së Trump për të aneksuar territorin gjysmë autonom danez.
Demokratët pro-biznesit, të cilët favorizojnë pavarësinë graduale nga Danimarka, u shfaqën si partia më e madhe, duke trefishuar përfaqësimin e tyre në 10 vende në zgjedhjet e përgjithshme të 11 marsit.
Që nga marrja e detyrës në janar, Trump është zotuar ta bëjë Grenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se është jetike për interesat e sigurisë së SHBA-së, një ide e refuzuar nga shumica e grenlandezëve.
Vendndodhja strategjike e Grenlandës dhe burimet minerale kryesisht të pashfrytëzuara janë tërheqëse për SHBA-në. Ajo shtrihet përgjatë rrugës më të shkurtër ajrore nga Evropa në Amerikën e Veriut, jetike për sistemin e paralajmërimit të raketave balistike amerikane, dhe SHBA-ja tashmë ka një bazë atje.
Delegacioni amerikan, i cili udhëhiqet nga Vance dhe do të përfshijë gjithashtu gruan e tij Usha, këshilltarin e sigurisë kombëtare Mike Waltz dhe sekretarin e Energjisë Chris Wright, ishte planifikuar të zbarkonte rreth orës 1530 GMT në bazën amerikane, në Pituffik në veri të ishullit.
Një plan fillestar për të vizituar kryeqytetin Nuuk dhe një garë popullore me sajë qensh kishte zemëruar autoritetet si në Grenlandë ashtu edhe në Danimarkë, duke bërë që administrata amerikane të ndryshojë planet e saj.
/Argumentum.al