Ndërkohë që të gjitha kufizimet pandemike janë hequr për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë, Greqia vijon bllokaden e saj në mënyrë permannente pa dhënë asnje shpjegim edhe pse të gjitha shifrat zyrtare në Shqipëri tregojnë për uljen e rrezikshmërisë ndaj Covid-19.
Sipas rregullave të reja, testet Covid-19, testet e antitrupave, pasaportat e vaksinave ose ndonjë dokument tjetër në lidhje me virusin nuk do të kërkohet per ata që vizitojnë Shqipërinë duke filluar nga 1 Qershori
Por ndërsa Shqipëria është plotësisht e lirë për turistët vendet fqinje si Greqia vazhdojnë të përfshijnë Shqipërinë në listën e zezë ’të vendeve shtetasit e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në atë vend për turizëm. Sipas një njoftimi të lëshuar të Dielën, ajo shtyhet në 14 Qershor hyrjen në Greqi përveç rasteve të veçanta të njoftuara më parë.
Vendimi u mor prej zv.ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Kardhalias dhe vlerësohet si tepër i ashpër dhe “dënues” për Shqipërinë dhe Turqinë, edhe pse shifrat e pandemisë në vendin tonë janë shumë herë më të ulëta sesa analogjia e Greqisë për 100.000 banorë.
Ndoshta të njëjtin vendim do të duhet të ndrëmarre edhe shteti shqiptarë për të gjithë shtetasit grek që hyjnë në territorin në vendin tonë si një formë reciprociteti pas bllokades së vazhdueshme që Greqia po bën ndaj Shqipërisë./argumentum.al