Ish-kryeministri Nikolla Gruevski sot në mëngjes sërish ka dalur me një status të ri në facebook duke komentuar zhvillimet e bisedimeve mes komisionit të përbashkët maqedonaso- grek për çështjet historike.>
“Lajme shqetësuese nga puna dhe raportet e komisionit për çështje historike me Greqinë…Presidenti i komisionit grek i sqaron opinionit të tyre se nga ana jonë në raport me marrëveshjen që po e përgatisin kanë “portën pa portier”. Ai thotë: Komisioni grek nuk sheh ndonjë propozim nga ana tjetër se një pjesë e Maqedonisë së sotme të Veriut është trashëgimtare e historisë së Maqedonisë antike”…Çka po përgatit kupolla e pushtetit aktual për të marrë mbrojtje nga veprat që kanë bërë”, ka shkruar Gruevski. (INA)