Ambasadori i BE në Tirana, Luigi Soreca ka reaguar pas krijimit të grupeve të reja parlamentare të PD dhe LSI.
Soreca ka bërë thirrje për dialog mes opozitës dhe deputetëve të PD dhe LSI që janë brenda parlamentit.
‘Ne shpresojmë që opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ne kërkojmë që opozita të jetë prezente. Tani është koha për dialog. Opozita duhet të flasë mes vetes dhe me qeverinë në mënyrë që të kemi pjesëmarrje’ u shpreh Soreca.
Më herët grupi i pavarur i deputetëve të rinj të PD, zgjodhi si kryetare deputeten Rudina Hajdari ndërsa nga LSI është zgjedhur Nimet Musai.