Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka folur për herë të parë për grabitjen e parave në pistën e aeroportit të Rinasit. Ai ka siguruar qytetarët se bankat janë të mirëkapitalizuara dhe me likuiditet të mjaftueshëm, për të përballuar humbjet apo goditje.
“Bankat janë të mirëkapitalizuara me likuiditet natyrisht që janë shumë të afta për të përballuar situata financiare qoftë edhe nga këto humbje apo goditje.
Ajo që na shqetëson me shumë ne si BSH është përsëritja e këtyre ngjarjeve, ndikimi negativ në imazh, ndikim negativ psikologjik dhe sigurisht nëse ngjarje të tilla do të përsëriteshin shumë shpesh dhe ndikimi financiar do të bëhej shumë problematik dhe do të kishte një kosto jo vetëm për sistemin bankar por për të gjithë ekonominë shqiptare.
Në dijeninë time disa banka e kanë pasur GPS natyrisht për arsye teknike GPS zhvendoset në aeroport po ashtu dhe doganat po këtu nuk bëhen fjalë për element të detajuar në këtë nivel pasi këto janë post faktum për të zbuluar në duhet të jemi të koordinuara si institucione për të marrë masa që ngjarje të tilla mos të përsëriten më në të ardhmen pasi jo vetëm që kanë ndikim financiar tek investitorët e huaj por ndikojnë negativisht dhe në imazhin e vendit”, deklaroi Sejko.