Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka reaguar për situatën politike duke e lidhur ate me efektet që shkakton në ekonomine e vendit.
“Çdo destabilizim politik sjell efekte në një ekonomi. Ne si Bankë e Shqipërisë kërkojmë stabilitet që rritja ekonomike dhe reformat të vijojnë”.
Departamenti i Shtetit i bëri dje thirrje opozitës në Shqipëri të mos i dorëzojë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.
Ndërkohë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn u shpreh se vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri”