Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se këtë vit parashikohet të kemi një rritje ekonomike në 4.9%.
“Viti i kaluar u mbyll me recesion. Në bazë të deklaratës së politikës monetare parashikojmë të kemi rritje ekonomike gjatë 2 viteve në vijim. Rritja ekonomike për këtë vit parashikohet në 4.9% ndërsa vitin tjeter 4.1%. Sa më shpejt të vaksinohet popullsia dhe të vaksinohet popullsia aq më shpejt do të përmirësohen dhe treguesit ekonomikë. Sezoni veror është një test se si do të vijojë rritja ekonomike”, tha Sejko.
Ai deklaroi se aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet, por theksoi see parashikimet e Bankës së Shqipërisë janë se për dy vjet do kemi përmirësim të situatës, duke shtuar se situata varet edhe nga pandemia.
“Aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Inflacioni ishte më i ulët nga se pritej. Ecuria u ndikua nga çmimet e ushqimeve. Aktiviteti ekonomik po shkon drejt përmirësimit. Politika fiskale do të mbetet simuluese. Rritja e kreditimit po stabilizon ekonominë. të ardhurat buxhetore kanë pësuar rënie të lehtë.
Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Nuk ka ndryshuar norma bazë për lekun. Turizmi është test sesi do të vijë rritja ekonomike. Pasiguritë janë të larta. Parashikimet ekonomike varen edhe nga pandemia. Politika jonë, për të promovuar monedhën kombëtare. Shtrëngimi i masave ndaj Covid ndikoi në punësim”
Në 2 muajt e parë të vitit Sejko tha se inflacioni ishte më i ulët nga sa pritej.
“Shkalla e papunësisë u rrit në fund të 2020. Rritja e nivelit të papunësisë në 11.8%. Masat shtrënguese për pandeminë kanë ndikuar në punësim. Të ardhurat buxhetore kanë shënuar rënie të lehtë ndërkohë që shpenzimet janë rritur. Zgjerimi i kredis ka qenë relativisht i balancuar. Ecuria në rritje e akreditimit. Rritja e kërkesës të të kërkojë rritje të punësimit. Qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm”.