Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në më fund ka shkuar për të dëshmuar përpara Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shteteve turq nga Kosovë në marsin e vitit 2018.
Ai ka filluar dëshminë e tij, megjithatë ka kërkuar nga Komisioni Hetimor të tregojnë se me çfarë kompetencash janë aty dhe thotë se kërkon ta dijë se kush po i bën pyetjet.
“Ju si komisioni përveç vullnetit politik, a keni marrë ndonjë interpretim ligjor nga ndonjë zyre ligjore e e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Në debat e sipër është përfolur edhe për një ekspert ndërkombëtar që do të merret me këtë çështje.
Muharrem Nitaj, anëtar i këtij Komisioni ka kërkuar nga Thaçi që të tregoj nëse ka ndonjë informacion lidhur me ekspertin, që do ta kompremetonte procesin.
Hajdar Beqa thotë se i vemti informacion që e kanë për këtë espert, është që ka punuar në zyrën e Avokatit të Popullit.
Para tre ditëve ishte paraparë që të mbahej kjo seancë dëgjimi për Thaçin, megjithatë ky i fundit kishte kërkuar shtyrjen e saj për këtë të premte.
Skandali i dëbimit të gjashtë shtetasve turq, kishte nxitur reagime të shumta, dhe si pasojë kishte pasur shkarkimin e ish-ministrit Flamur Sefaj, dhe kreut të AKI-së, Driton Gashi.