Komisionari i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johaness Hahn, ka kërkuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, derisa i ka bërë thirrje edhe një herë Prishtinës zyrtare të heqë taksat ndaj mallrave serbe.
“Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, këto dy vende duhet të vazhdojnë. Kosova duhet të heqë tarifat për Serbinë dhe Bosnjën. Tarifat për Serbinë dhe Bosnjën, duhet të hiqen. Kosova duhet të bazohet në marrëveshjen e MSA-së”, tha Hahn.
Kjo është paketa e fundit që raportojmë dhe duhet të shpreh mirënjohjen tuaj për angazhimet e treguara. Të gjithë duhet të jemi krenarë për arritjet, por ajo që është arritur është e mundur edhe falë angazhimit tonë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer”-tha Hahn.