Grupi islamik palestinez Hamas nisi të shtunën sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, duke vrarë të paktën 200 njerëz dhe duke pretenduar se kishte marrë dhjetëra pengje në një sulm të befasishëm, duke kombinuar persona të armatosur që kalonin në Izrael dhe një breshëri raketash të lëshuara nga Gaza.
Izraeli tha se grupi i mbështetur nga Irani kishte shpallur luftë ndërsa ushtria e tij konfirmoi luftimet me militantët në disa qytete dhe baza ushtarake izraelite pranë Gazës dhe kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua të hakmerret.
Raportet e hershme tregojnë se 2 500 raketa u qëlluan mbi Izraelin nga Rripi i Gazës, duke arritur deri në Jerusalem dhe Tel Aviv.
Në të njëjtën kohë u dëgjua shpërthimi i zjarrit kundër raketave ”Iron Dome”, teksa u kapën raketa arabe.
Dhjetëra mijëra personel rezervë të ushtrisë izraelite do të mobilizohen.
Ka gjithashtu raporte se disa trupa rezervë që marrin pjesë në lëvizjen protestuese kundër qeverisë Netanyahu po kthehen në detyrë rezervë pas sulmeve.
Mediat po raportojnë më tej sulme ndaj pozicioneve të Hamasit në Rripin e Gazës nga avionët luftarakë izraelitë.
”Armiku do të paguajë një çmim që nuk e ka njohur kurrë”, deklaroi kryeministri izraelit, Netanyahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një adresimi televiziv më 7 tetor tha se Izraeli është “në luftë”, pas sulmit masiv që militantët e Hamasit nisën më herët gjatë ditës.
“Ne jemi në luftë”, tha Netanyahu. “Nuk është ‘operacion’, por luftë”.
Shërbimi kombëtar i shpëtimit në Izrael tha se të paktën 40 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e dhunës.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se të paktën 198 persona janë vrarë në Gaza dhe mbi 1.600 të tjerë janë plagosur gjatë dhunës.
Grupi militant Hamas tha se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv. Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.
Luftëtarët e Hamasit po ashtu kanë kaluar kufirin e fortifikuar dhe kanë hyrë në Izrael, duke u përleshur me forcat e mbrojtjes së Izraelit në të paktën shtatë lokacione në jug të Izraelit.
Hamasi lëshoi një deklaratë, duke thënë se mbi 5.000 raketa janë lëshuar në atë që e ka quajtur “Operacioni Përmbytja Al-Aksa”.
“Ne kemi vendosur t’i japim fund të gjitha krimeve të pushtimit”, u tha në deklaratë. “Koha e tyre për të kryer krime pa u mbajtur përgjegjës ka mbaruar”.
Dhjetëra avionë luftarakë izraelitë raprotohet se kanë kryer operacione mbi Gaza, përderisa zyrtarët izraelitë deklaruan se kanë shënjestruar caqe ushtarake dhe qendrat e komandës së Hamasit.
Sulmi vjen në kohën kur në Izrael po shënohet një festivali fetar bebrej.
Gjatë një adresimi televiziv, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, tha se Hamasi ka bërë “një gabim të madh” dhe u zotua se “shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”.
Netanyahu ka urdhëruar “mobilizimin e gjerë të rezervistëve”.
“Armiku do të paguajë me një çmim të paprecedent”, tha ai.
Miliona izraelitë janë strehuar pas lëshimit të alarmeve në qytetet në mbarë shtetin.
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas të shtunën theksoi të drejtën e popullit të tij për të mbrojtur veten, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve palestineze WAFA.
Gjatë një takimi urgjent me zyrtarë të lartë civilë dhe të sigurisë, presidenti palestinez urdhëroi mbrojtjen e nevojshme për njerëzit, duke theksuar të drejtën e popullit palestinez për të “mbrojtur veten kundër terrorizmit të kolonëve dhe forcave pushtuese”.
Reagimi ndërkombëtar
Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe shtetet e tjera kanë lëshuar deklarata duke afirmuar të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe kanë bërë thirrje për armëpushim.
SHBA-ja tha se e dënon sulmin nga “terroristët e Hamasit”, duke shtuar: “Ne qëndrojmë me Qeverinë dhe popullin e Izraelit”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Pentagoni do të punojë për t’u siguruar që Izraeli “ka atë që i duhet për të mbrojtur veten”.
Ndërkaq, deklaratën e Ministrisë së jashtme të Francës u dënuan “sulmet terroriste që po vazhdojnë” dhe Parisi shprehu “solidaritetin e plotë me Izraelin dhe viktimat e këtyre sulmeve”. Ndërkaq, Spanja dënoi “dhunën” kundër Izraelit.
Një këshilltar i liderit suprem të Iranit tha se shteti i tij mbështet “operacionin krenar”, raportoi agjencia e lajmeve ISNA. Gjatë një sesioni plenar më 7 tetor, ligjvënësit iranianë mbrohoritën “Poshtë Izraeli” dhe “Poshtë Amerika”.
Në Liban, grupi militant Hezbollah lavdëroi Hamasin dhe tha se sulmi ndaj Izraelit ka “mbështetje hyjnore”.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia u kanë bërë thirrje të dyja palët të tregojnë përmbajtje. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, bëri thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm dhe paqe”.
Izraeli ka mbajtur një bllokadë strikte në Gaza që kur Hamasi mori territorin në vitin 2007. Kufizimi i lëvizjes së mallrave dhe njerëzve ka shkatërruar ekonominë në Gaza, por Izraeli ka thënë se bllokada është e nevojshme për të parandaluar që armët të arrijnë te grupet militante.
Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor më 1967 gjatë luftës gjashtëditore.
/Argumentum.al