Restorantet dhe baret në Romë do të ngrenë qepenat në shenjë proteste ndaj masave të munguara të qeverisë për bizneset e tyre, të cilët janë totalisht të bllokuar për shkak të emergjencës “Koronavirus”.
Protestës do t’i bashkohen edhe strukturat e agroturizmit të mbështetura nga Instituti Italian për Zhvillimin Rural dhe Agroturizmin. Ata deklarojnë se prej dy muajsh aktiviteti i tyre është totalisht i bllokuar dhe dëmi ekonomik deri në këto momente përllogaritet rreth 100 milionë euro, dhe se duke parë se si po shkon situata, gjasat janë që të mos kenë fare klientë gjatë vitit 2020.
Ata gjithashtu parashikojnë që pasojat të vijojnë vitin e ardhshëm kur presin që aktiviteti i tyre ekonomik të jetë tejet i ngadaltë, e që do të quhet fat i madh nëse shumica e tyre do të vazhdojë të kenë një biznes funksional, nëse qeveria nuk akordon një fond mbështetjeje për këtë sektor. Sipas tyre duhet që qeveria, nëpërmjet një dekreti të posaçëm, duhet të ndihmojë turizmin vendas.