Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se në Hagë nuk u ndesh me akuza specifike, ndërsa shton se nuk është informuar nëse ka një akuzë të re ndaj tij. Këto qëndrime Haradinaj i bëri për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
“Jam ftuar dhe plotësova detyrimin tim të paraqitjes. Gjithçka tjetër varet nga vlerësimi i gjykatës,” – tha kreu i dorëhequr i qeverisë.
I pyetur për zërat, që e shohin Gjykatën e Hagës si një mjet për të disiplinuar politikanët kosovarë, që nuk i binden Perëndimit, Ramush Haradinaj shumë i habitur me ftesën e re.
Haradinaj: “Nuk është sekret, që unë jam kundër ndërrimit të kufijve në rajonin tonë, siç mbështetet nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, si një gjë shumë e rrezikshme. Prandaj them edhe se, tarifat 100% ndaj produkteve të importit nga Serbia, do të mbeten në fuqi për aq kohë, sa Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.”
Haradinaj thekson, në intervistë me gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, se ka qenë gjithmonë i hapur me partnerët në Uashington dhe Europë.
I pyetur nga gazeta për mundësinë e kërcënimit të dëshmitarëve nga ai apo me porosi të tij, Haradinaj kujton se ka bërë thirrje publike për moskërcënimin dhe mbrojtjen e të gjithë dëshmitarëve.
/Ora News.tv/