Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thuhet se i është refuzuar viza amerikane për shkak të vendosjes së taksës prej 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Kjo u pohua nga “Al Jazeera Balkans”, duke iu referuar burimeve në Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk mori vizën amerikane, kështu që ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në punimet e një konference për Ballkanin në fillim të shkurtit”, ka pohuar ajo.
Ndërkaq, gazetari i “Al Jazeera Ballkans” raportoi nga Uashingtoni, se Haradinaj më parë kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në konferencën, e cila pritet të mbahet më 6 shkurt. Haradinaj duhej të merrte pjesë në këtë konferencë, kurse mungesën e tij në këtë ngjarje “Al Jazzera Baklans” iu konfirmua nga njëri prej organizatorëve të konferencës.