Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po viziton varrin e babait të tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.
Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.
Thaçi në kurorën me lule që ia la te varri pati një mesazh: “Te varri i yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë.. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.

Në moshën 87-vjeçare, Haxhi Thaçi vdiq më 16 mars – vetëm pak ditë pasi i biri e vizitoi në QKUK ku po trajtohej.
Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të vet të martën më 18 mars.
/Argumentum.al