Nga Jon Gjini
“Në një shtet normal, Dita e Kushtetutës nuk do të kalonte me tri statuse boshe në Facebook/LinkedIn dhe dy flamuj në sfond.
Do të ishte ditë reflektimi, debati, përballjeje publike.
Jo, seriozisht. Ka diçka thellësisht të pakuptueshme, madje të papranueshme, kur universitetet, profesorët dhe “aktorët e shoqërisë civile” heshtin në një ditë që duhej të ishte kulmi i angazhimit të tyre publik.
Në vend që të ngrenë pyetje, ngrenë duart lart.
Në vend që të sfidojnë, shkruajnë urime.
Në vend që të edukojnë qytetarinë, hedhin një status me flamur dhe kalojnë tutje.
Në një demokraci të shëndoshë, debati kushtetues mbahet gjallë nga universitetet, akademikët, institutet, jo nga rrjetet sociale.
Atje ku ka demokraci të vërtetë, ka javë kushtetuese (Constitution Week, “Découvrons notre Constitution”), kurse tek ne… një “gëzuar”!
Demokracia ndërtohet me seminare që zgjasin ditë, me studentë që nuk frikësohen të sfidojnë mendimet, me profesorë që nuk u dridhen zërat nga ndonjë ambasadë apo grant, dhe që nuk e ulin kokën “se folën shumë”.
Por në Kosovë, heshtja akademike është bërë më e frikshme se çdo brohoritje politike.
Asnjë seminar. Asnjë përballje. Asnjë reflektim serioz.
Dhe kjo nuk është thjesht neglizhencë.
Është simptomë. E një shoqërie që po mësohet të heshtë edhe kur pyetet.
Kaq kisha. I tronditur nga kjo heshtje që tingëllon më fort se çdo spektakël televiziv.
(Bashkangjitur, një ëndërr që, për momentin, vetëm AI po ma realizon.)”
/Argumentum.al