Një laborator kokaine është zbuluar në Fratar të Fierit, raporton Top Channel,
15 persona janë arrestuar deri tani, ndërsa dyshohet se droga është transportuar përmes plehut kimik, sipas Anila Hoxhës.
Ngarkesa ishte sjellë prej kohësh, thanë burimet e Anila Hoxhës dhe SPAK vëzhgoi dhe përgjoi për të identifikuar rolin e secilit që është i përfshirë.
Në operacionin e vëzhgimit sekret gjatë këtyre tre muajve, sipas burimeve të Anila Hoxhës, kanë qenë të angazhuar 60 oficerë të Policisë së Shtetit.
Është goditur i gjithë grupi kriminal si porositës, pritës dhe baza e ngritjes së laboratorit të përpunimit të plehut, për laboratorin e kokainës.
I gjithë operacioni është ndjekur e realizuar nga policia shqiptare.
SPAK ka regjistruar procedimin dhe ka marrë autorizimet për t’i kthyer në prova ligjore, pas angazhimit edhe të OPGJ-së dhe të Forcave Operacionet Speciale të Policisë së Shtetit.