Ekskluzivisht për ARGUMENTUM
Nga Dr. Jorgji KOTE
Ashtu si kemi shkruar dhe më parë, zgjedhjet evropiane të 25 Majit 2019 u pritën dhe përcollën me interesim të jashtëzakonshëm për shkak të përshkallëzimit të forcave populiste dhe euroskeptike. Për rrjedhojë, pjesëmarrja në këto zgjedhje theu rekordin me mbi 60 për qind. Megjithë rritjen që shënuan, sërish populistët dhe ekstremistët nuk mundën të realizonin synimet e tyre ekspansioniste për t’u ngjitur në « podiumin » « e Parlamentit Evropian.Kjo ngjalli shpresa se dhe në krijimin e institucioneve të reja drejtuese e veçanërisht Komisioni Evropian, si « qeveria « BE-së, do të shënoheshin përmirësime cilësore, sidomos lidhur me integritetin dhe besueshmërinë e tyre politike. Shpresohej që trupa e re e ekzekutivit evropian do të ishte e pastër, pa krijuar dhe lënë kurfarë hije dyshimi, si një piknisje bindëse për reformat e reja aq të nevojshme dhe për të bërë kthesën e shumëpritur. Mirëpo nuk kaloi gjatë dhe mesa duket Komisioni i ri paraqet disa probleme dhe hije dyshimi. Ato do të jenë objekt diskutimesh dhe kritikash në seancat dëgjimore në Parlamentin Evropain më 30 Shtator dhe 1 tetor që do çelë dhe rrugën e ratifikimit dhe fillimit të tij nga puna më 1 Nëntor të këtij viti.
Zhgënjimi i parë ndodhi me zgjedhjen jo fort demokratike të vetë Presidentes së Komisionit, zonjës Ursula von der Leyen; ish ministre e Mbrojtjes gjermane, poliglote, lindur në Bruksel, nënë model e shtatë fëmijve dhe me merita të tjera. Por problemet me të janë në zbatimin e rregullave dhe procedurave demokratike. Sepse askush në Evropë, madje as në Gjermani përpara dhe pas 25 Majit nuk e dinte dhe as e kishte menduar atë Zonjë në krye të Komisionit. Sepse kanditatura kryesore e miratuar dhe mbështetur gjatë fushatës evropiane gjatë vitit të fundit deri më 25 Maj ishte ishte kryetari i Grupit të EPP-ve, Manfred Weber. Ndërsa për socialistët, holandezi Franz Tilemans dhe për të Gjelbëritt danezja Margarete Vertager, etj. Mirëpo, duke qenë se sipas Traktatit Mastrihtit, të drejtën përfundimtare të zgjedhjes e ka Këshilli Evropian, dmth kryetarët e shtetit dhe qeverive të 28 vendeve antare, mbi bazën dhe të rezultateve në zgjedhjet evropiane, disa prej tyre dhe i parti presidenti Macro ishin kundër Weber, nisur nga mangësitë reale në CV-në e tij. Weber njihet vetëm si aparatcik partiak shembullor, por pa provuar asnjë post ministror në jetën e vet politike, madje as në Munih prej nga vjen. Mirëpo, problemi shtrohet kur ishte kështu, përse e lejoi Merkel dhe të djathtët e tjerë dhe nuk përzgjodhën një kanditaturë tjetër më të përshtatshme këtu e një vit më parë por krijuan këtë precedent negativ ? A është kjo përparim kur pesë vite më parë kur Juncker u zgjodh dhe nga një shumicë votuesish në krye te ekzekutivit evropian ? A nuk u krijua kësisoj një deficit demokratik në majën e piramidës së Komisionit Evropian ? Për më tepër kur dy zëvendësit e parë të Von der Leyen, Timmermans dhe Verstager janë zgjedhur dhe nga elektoratti evropîan, kurse Leyen jo. Anormaiteti tjetër në këtë rast ishte mosmbështetja e kandidatit alternativ, Timmermans përballë kundërshtimit nga Grupi i Visegradit, vetëm për shkak se ai si zv.president i Komisionit Evropian të tanishëm nisi procedurat ligjore ndaj Polonisë dhe Hungarisë?
Gabimi tjetër i Leyen që krijoi jo pak zhurmë ishte emërtimi i një Komisioneri për « mbrojtjen e mënyrës së jetesës evropiane » Një emërtim që i vinte shumë për shtat
forcave populiste dhe euroskeptike. Natyrisht ajo u tërhoq nga ky emërtim, por dëmi u bë.
Ndonëse Leyen u konfirmua nga Europarlamenti me shumicë votash, telashet nuk kanë të sosur për të, edhe pse vetëm një muaj e ndan nga fillimi i detyrës. Janë disa komisionerë të caktuar në pozita të lëkundura dhe me kritika e akuza të ndryshme për të cilat priten debate dhe kundërshti në procesin e ratifikimit të tyre nga Europarlamenti në fillim të javës së ardhëshme. Duke filuar nga francezja Sylvie Goulard e cila akuzohet se ka punësuar në mënyrë fantazëm një nga ndihmëset e saj. Ndërsa Komisioneri polak, Janusz Wojciewsky dyshohet se se kryer shpenzime të tepëruara dhe fiktive për të fituar sa më shumë. Hije të mëdha dyshimi rëndojnë sidomos mbi rumunen Romana Plumb për favorizime dhe privilegje anti-ligjore dhe shpërdorim posti për korrupsionin e ish-shefes së saj social-demokrate.
Problematik paraqitet dhe rasti i Komisionerit hungarez Laszlo Trocsanyl i propozuar për të mbuluar zgjerimin dhe fqinjësinë që më parë mbahej nga austriaku Johannes Hahn. Trocsayl ka qenë vitet e fundit ministër i Drejtësisë dhe antar i Gjykatës së Lartë Kushtetuese hungareze, bashkëpuntor i ngushtë i kryeministrit Viktor Orban. Kësisoj, ai ka qenë autor dhe mbështetës i një sërë ligjesh të kritikuara ashpër nga Komisioni Evropian. Në zbatim të atyre ligjeve është mbyllur Universiteti Evropian i Budapestit, janë marrë masa shtrënguese ndaj medias, OJQ-ve, shoqërisë civile, etj. Veç kësaj, ai ka probleme të hapura me qeverinë maqedonase pasi ka miratuar kërkesën për azil të ish-kryeministrit Gruevski, duke krijuar kështu një « konflikt interesi » me Maqedoninë. Vërtet që Hungaria mbështet zgjerimin evropian me vendet tona, por këto sinjale cënojnë integritetin dhe besueshmërinë e Trocsanyl. Me të drejtë aludohet nëse mund të ishte gjetur një post disi më inferior për të.
Përsa i përket pasardhësit të Mogherinit, spanjollit Josep Borrell ai nuk ka probleme të kësaj natyre, ai ka qenë dhe president i Parlamentit Evropian më parë. Por problemi me të veç mungesës së përvojës në kiëtë fushë « të minuar » qëndron te besueshmëria e tij politike lidhur me raportet Serbi – Kosovë. Dihet se Spanja është kategorikisht kundër pavarësisë së Kosovës dhe idhtare e zjarrtë e Serbisë ku Borrell ka qenë « violinë e parë » Kështu që të kalosh nga Mogherini e shquar për njëanshmërinë gjithsesi të moderuar në favor të Serbisë te Borrell do të thotë në një farë mënyre të « biesh nga « shiu në breshër » Natyrisht caktimi prej tij i një të dërguari të posaçëm dhe të besueshëm për dialogun Serbi – Kosovë nga një vend tjetër i madh do të ndihmonte mjaft në shpërndarjen e reve të dyshimt mbi vetë Borell.
Së fundi, në rastin e miratimit me shumicë votash nga Parlamenti Evropian më 1 Tetor mbi përbërjen e Komisionit të ri Evropian, ata do të jenë legjitimë dhe në të drejtën e tyre; gjithsesi, shija e hidhur e dyshimit mbi defiçitet e mësipërme demokratike do të mbetet për një kohë të gjatë. Rikujtojmë se Komisioni në largim « Juncker » pesë vite më parë nuk pati të tilla probleme. Gjithsesi, le të shpresojmë dhe të urojmë më të mirën për Komisionin Evropian të kryesuar nga Von der Leyen./argumentum.al
© Argumentum.