Ndërsa janë mbushur plot 31 vjet që nga rilidhja e marrëdhënive diplomatike Shqipëri-Rusi, vëmë re se nga ana politike dhe ekonomike marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve jane inekzistente, ose në nivele të papërfillshme, megjithatë nuk mund ta themi këtë gjë kur flasim për kulturën dhe arsimin.
Vitet e fundit edhe Rusia është ndër ato vende që përzgjidhet nga studentet shqiptare për të studiuar. Po ashtu çdo ditë e më shumë flitet për shkëmbime eksperiencash në nivelin kulturor dhe arsimor mes Tiranës dhe Moskës. Rasti i fundit është ai i 20 dhjetorit të këtij viti ku në formatin online u mbajt një tryezë e rrumbullakët “Historia e marrëdhënive ruso-shqiptare dhe zhvillimi i tyre në ditët e sotme në fushën sociale e ekonomike”, e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore (Universiteti MGIMO) me mbështetjen e Shoqatës Studentore Shkencore, Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe me pjesmarrje te studententeve te Universitetit të Tiranës.
Këtë tryezë të rrumbullakët e përshëndetën me fjalën e tyre edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Rusi, SHTZ. Arben Gazioni dhe Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, SHTZ. Mihaill Afanasiev.
Konferenca u hap nga shefi i Departamentit Ndërkombëtar Jegor Andrejev. Me fjalët përshëndetëse iu drejtuan pjesëmarrësve Ambasadori i i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë Mikhail Afanasiev dhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse Arben Gazioni. Ata u treguan studentëve për gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes vendeve tona, perspektivat e zhvillimit të tyre si edhe për pikat e tyre problematike.
Duhet thënë se prej vitesh shteti Rus nëpërmjet Ambasadës ruse në Tiranë, akordon bursa studimi për studentët shqiptarë në universitet më të mira ruse. Deri më sot në Rusi janë arsimuar qindra studentë nga Shqipëria, të cilët janë diplomuar si specialistë të klasës së lartë në fusha të ndryshme: që nga mjekësia, inxhinieria, jurisprudenca dhe diplomacia deri tek filologjia, turizmi, sporti, muzika, koreografia dhe shumë të tjera.
Në fakt studentët që kanë përfituar nga këto bursa, mund të konsiderohen si ambasadorët e Shqipërisë në Rusi. Ndonëse jo politikisht, arsimi dhe kultura janë elementë bazë për ndërtimin e marrëdhënieve më të mira ndërmjet dy vendeve tona.
Kujtojme se në marrëdhëniet historike Shqipëri- Rusi, kulmi i tyre është regjistruar pas Luftës së Dytë Botërore, ku ish-Bashkimi Sovjetik, si triumfues i Luftës dhe vendosës i komunizmit në Europë, mori rolin e liderit të vendeve të Europës Lindore. Shumë studentë shkuan dhe studiuan në BS, ndërsa shumë vajza u martuan dhe krijuan familje me të rinj shqiptarë.
Ishte viti 1960 kur Shqipëria vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me aleatin e saj më të madh, Bashkimin Sovjetik duke bërë që për 31 vite me radhë, të mos kishte bashkëpunim të përbashkët.
Marrëdhëniet diplomatike me Rusinë nisën vetëm në vitin 1991, kur bota komuniste ishte në grahmat e fundit të jetës. Që nga viti 1991 e deri me sot ka patur gjithmone një marrëdhenie të barazlarguar ndermjet Tiranes zyrtare dhe Moskes.