Në platformen Digitalb do të nisë së shpejti trasmetimi i një cikli dokumentarësh “Pekini simpatik ‘ Transmetimi i tyre vjen pas një marrëveshje bashkëpunimi midis Digitalb dhe Televizionit të Pekinit .
Dokumentarët pasqyrojnë historinë e lashtë, por edhe të re të Pekinit, të kësaj qendre të madhe të civilizimit botëror. Pekini është një nga qytetet më të vjetra në botë, me një histori të pasur që daton më shumë se 3000 vjet më parë. Si i fundit nga katër kryeqytetet e mëdha e të lashta të Kinës, Pekini ka qenë qendra politike e vendit në shumicën e tetë shekujve të fundit dhe qyteti më i madh në botë për nga popullsia për pjesën më të madhe të mijevjeçarit të dytë të erës sonë.
Dokumentarët pasqyrojnë pallatet, tempujt, parqet kopshtet, varret, muret dhe portat e tij të veçanta. Duke qenë një ndër destinacionet turistike më të rendisishme në botë, dokumentarët japin pamje të Qytetit të Ndaluar, Tempullit të Parajses, Pallatit Veror, Varreve Ming dhe pjesë të Murit të madh.