SHBA feston sot 248-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Data 4 korrik e vitit 1776 mbetet një nga datat më domethënëse në kalendarin e SHBA, pasi në këtë ditë Kongresi shpalli pavarësinë nga Britania e Madhe, sipas faqes së njohur onthisday.com.
Deklarata, e hartuar nga Thomas Jefferson, John Adams, Benjamin Franklin dhe të tjerë, shpalli se 13 kolonitë amerikane nuk ishin më subjekt apo në varësi të monarkut të Britanisë së Madhe, mbretit George III. Ato shpalleshin të bashkuara, të lira dhe të pavarura.
4 korriku festohet çdo vit që nga viti si Dita e Pavarësisë.
Ajo është edhe dita kur vdiqën tre ish-presidentë dhe u lind një.
Në një letër drejtuar gruas së tij Abigail, një ditë përpara votimit historik në Kongres, John Adams, i cili më vonë do të shërbente si presidenti i dytë i SHBA, përshkroi se si mendonte se do të festohej ngjarja.
Duke e konsideruar atë si “epokën më të paharrueshme në historinë e Amerikës”, ai tha se “unë jam i prirur të besoj se do të festohet nga brezat pasardhës si festivali i madh i përvjetorit. Ajo duhet të përkujtohet si dita e çlirimit, me akte solemne të përkushtimit ndaj Zotit të Plotfuqishëm. Ajo duhet të solemnizohet me madhështi e paradë, me shfaqje, lojëra, sporte, armë, kambana, zjarre dhe dhe fishekyjarre, nga njëri skaj në tjetrin të këtij kontinenti, nga kjo kohë e tutje përgjithmonë.”
Dhe kështu u vërtetua.
Lufta filloi në 1775 kur njerëzit në New England filluan të luftonin kundër sundimit britanik.
Më 2 korrik 1776, Kongresi votoi fshehurazi për pavarësinë nga Britania e Madhe.
Dy ditë më vonë, më 4 korrik 1776, u miratua formulimi përfundimtar i Deklaratës së Pavarësisë dhe dokumenti u publikua.
Termi “Dita e Pavarësisë” nuk u përdor deri në 1791, më pas në 1870 u bë një festë zyrtare pa pagesë për punonjësit federalë, duke qëndruar kështu deri në vitin 1941 kur u bë një festë me pagesë për ta.
John Adams, presidenti i dytë nga 1797 deri në 1801 dhe Thomas Jefferson, presidenti i tretë nga 1801 në 1809, vdiqën të dy më 4 korrik 1826.
Pesë vjet pas kësaj, James Monroe, presidenti i pestë, gjithashtu vdiq më 4 korrik.
Ai ishte 73 vjeç.
James Madison ishte një Babai Themelues i Shteteve të Bashkuara dhe Presidenti i katërt, duke shërbyer në detyrë nga 1809 deri në 1817.
Ai gjithashtu gati u bë një viktimë e Ditës së Pavarësisë.
Në moshën 85-vjeçare Madison u godit nga një rast i rëndë reumatizmi dhe vdiq më 28 qershor 1836 nga arresti kardiak, vetëm gjashtë ditë para Ditës së Pavarësisë.
Zachary Taylor, Presidenti i dymbëdhjetë, i cili shërbeu vetëm për 16 muaj nga 1849 deri në 1850, njihet gjithashtu se ka qenë një viktimë e Ditës së Pavarësisë.
Ndërsa ishte duke festuar ngjarjen, ai thuhet se ka ndaluar për të pirë pak qumësht të ftohtë për t’u freskuar dhe në të njëjtën kohë ka ngrënë një sasi të madhe qershish.
Në kohën kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti 65-vjeçar po ndihej i sëmurë me dhimbje stomaku dhe disa ditë më vonë ai vdiq.
Shkaku u dha si “kolera morbus” – një formë e rëndë e gastroenteritit, që supozohet se ishte shkaktuar nga qershitë.
Ndërkohë, John Calvin Coolidge, Presidenti i 30-të, u lind më 4 korrik 1872 – i vetmi President që kishte ditëlindjen në Ditën e Pavarësisë./ata