Partia maqedonase LSDM dhe Lëvizja BESA nga partitë shqiptare zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor. Dy kryetarët respektivë të këtyre partive Zaev dhe Bilalli menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor u shprehën se ky akt paraqet një akt historik.
Ky është koalicioni i parë parazgjedhor ndërmjet një partie maqedonase dhe shqiptare ,duke e bërë këtë nëshkrimin të kësaj marrëveshje si një marrëveshje historike . “Po ndërtojnë një partneritet të vërtetë me partinë drejtuese, dhe atë si partnerë të plotë dhe të barabartë, për të vendosur së bashku të ardhmen e vendit tone”, do te shprehej kryetari i Partise Besa, Bilall Kasami.
Me marrëveshjen e sotme mes Lëvizjes Besa dhe LSDM-së, presim që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të qenë një anëtar aktiv i koalicionit qeverisës, me një vend në vendim marrje, ku premtimet për barazi dhe mundësi të barabarta bëhen realitet, shkruan Bilall Kasami.
Ky koalicion eshte vazhdimesi i trenit të NATOs, që do na anëtaresojë në BE. Jam i bindur ketij treni pas 12 prillit do i hipin edhe partitë e tjera shqiptare. Thjesht BESA po bëhet bashkë drejtuese e këtij e treni të BE, pra ky koalicion i drejton qytetarët në BE dhe jo pa adresë si koalicionet e tjera.
Ne jemi të bindur që anëtarësimi në BE është rruga drejt prosperitetit, dhe se anëtarësimi në BE kërkon rrënimin e korrupsionit, angazhimin për sundimin e ligjit dhe eliminimin e diskriminimit. Dhe ne jemi dakord që arritja e këtyre qëllimeve më në fund të sjellë mundësi të barabarta dhe drejtësi të barabartë në këtë vend.
Ne zgjodhëm të bëhemi partnerë me LSDM-në, sepse LSDM është përkushtuar t’a bëj vendin pjesë e bashkësisë evropiane, duke i ndarë përfitimiet me të gjithë qytetarët tanë.
Ky nuk është një shkëmbim votash për përkrahje. Këto janë dy parti që bashkohen në bazë të vizionit të përbashkët, qëllimeve të përbashkëta dhe respektit të ndërsjelltë.
Me këtë partneritet, ne do të tregojmë se shqiptarët dhe maqedonasit mund të punojnë së bashku me respekt të ndërsjelltë dhe barazi për përmirësimin e jetës sonë.
Ndërsa kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se shoqëria jonë po përmirësohet për të mirë. Koncepti qytetar “një shoqëri për të gjithë, po i mposhtë stereotipet”. “Kjo sot një është moment i ri historik për demokracinë dhe pluralizmin. LSDM-ja sot shpall koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen BESA. Me këtë karakterin multietnik të Maqedonisë e shndërrojmë në program të përbashkët. Ndërtojmë shtet që ka shanse për të gjithë, edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, boshnjakët, serbët, vllehët dhe të tjerët”, tha Zaev, duke shtuar se ky është “koalicioni fitues”.
“Në jemi fituesit e sigurt të 12 prillit, dhe kjo është e qartë. Që sot është e qartë se ky koalicion më 12 prill do të fitoj shumicën për formimin e qeverisë”, tha Zaev.
“Sa u parket partive tjera shqiptare dhe koaliciooneve, dua tua bëjë me dije opinionit se pas këtyre zgjedhjeve nuk do të lejojmë kërcënime dhe shantazhe dhe nuk do të pranojmë bisedime dhe negociata jo-parimore. Ata që do të duan të na bashkohen do të duhet të pranojnë parimet tona dhe vlerat tona, për pjesëmarrje eventuale në koalicionin qeverisës”, deklaroi Zaev.
© Argumentum.