Fitore historike për gjimnastikën shqiptare! Gjimnasti Matvei Petrov, që përfaqëson Shqipërinë, ka rrëmbyer medaljen e arit në Kupën e Botës në Gjimnastikën Artistike në Osijek të Kroacisë.
Një sukses fantastik ky për Shqipërinë, që mban gjallë shpresën për medaljen e parë në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Sportisti rus, i natyralizuar si shqiptar dhe që garon për flamurin kuqezi, arriti të linte pas kazakun Nariman Kurbanov, si dhe Meszarosin në kalin me doreza. Morën pjesën 40 gjimnastë nga e gjithë bota.