110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë bëri bashkë për herë të parë mbledhjen e dy kuvendeve këtej dhe matanë Drinit, të Kosovës dhe Shqipërisë duke e bërë këtë ditë një ditë historike.
Kuvendi i Shqipërisë, mirëpriti kuvendin e Kosovës, në vigjilje të 110 vjetorit të pavarësisë së vendit tone duke u bërë bashkë për herë të parë në prag të kësaj ditë të rëndësishme për mbare shqiptarët njësoj si 110 vite më parë ku u ngrit Flamuri Kuq e Zi në Vlorë me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin.
Përtej simbolikes tejet të rëndesishme që mbart kjo ditë, gjatë kësaj mbledhje të përbashket ministrat, kreret grupeve parlamemtare u zotuan për më shumë bashkëpunim konkret e për më shumë vëllazeri mes njëri-tjetrit për t’i mbrojtur interesat jetike të kombit shqiptare.
Dy krerët e Kuvendeve, Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca kërkuan që kufinjtë të shndërrohen në barriera formale.
“Shqipëria dhe Kosova si dy etnitete politike të Shqiptarëve në Ballkan dhe me aspiratë integrimin evropian duhet të bashkendajnë përgjegjësinë për të materializuar vullnetin e shqiptarëve për t’i shndërruar kufijtë shtetërore mes dy vendeve, por edhe me vendet fqinje në kufij formale”, u shpreh Nikolla.
Ndërsa Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës u ndal tek rreziku që vjen nga Serbia, duke kërkuar ndihmën e Tiranës zyrtare.
“Serbia nuk e fsheh aspak qëllimin e saj, që është destabilizimi i Kosovës dhe ndarja faktike e shtetit tonë, Serbia na lufton nga brenda dhe jashtë, pa zgjedhur mjete, prej diplomacisë deri te financimi dhe kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me krimin brenda vendit tonë. Sa më afër njëra-tjetrës Shqipëria me Kosovën, aq më lehtë do të jetë për t’i mbrojtur interesat jetike të kombit tonë”, theksoi Konjufca në fjalën e tij para deputetëve shqiptarë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se dy vendet duhet të thellojnë bashkëpunimin, të ndajnë ide me njëri-tjetrin, të pranojnë perspektivat e ndryshme, e kritikat ndaj njëri-tjetrit, pasi, theksoi ai, hapësira publike, politika, kultura dhe ekonomia nuk janë çifligje të bllokuara me tapi, por e përbashkëta, kalaja ku vënë të gjithë nga një gurë.
Në fjalën e tij, në seancën e përbashkët të dy Kuvendeve që po mbahet në Tiranë, me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Kurti uroi shqiptarët anekënd botës, duke e cilësuar këtë si festë e shenjtë për identitetin kombëtar.
“Deklarata e Pavarësisë evidenton Islmail Qemalin si prijës mes të barabartëve, pra si prijës republikan. Sipas shumë studiuesve mendohet se deklarata është shkruar nga ministri i parë i arsimit, Luigj Gurakuqi. Por 7 vite më pas, teksa në rendin e ditës ishte Traktati i Londrës dhe copëritmi i mëtejshëm i trojeve shqiptare, vetëm pak ditë para festës së Flamurit, Gurakuqi kërkonte bashkim kundër çdo copëtimi e shkruante: festa e 28 nëntorit duhet të jetë për ne të gjithë, jo vetëm ditë gëzimi, por edhe pendimi në të cilën duhet të bëjmë shqyrtimin e vetdijës sonë. Në këtë ditë duhet të vënë të gjithë dorën në zemër e të pyesin vetës nëse kemi bërë gjithmonë detyrën që kishim për atdheun. T’i tregojmë pa turp e t’i njohim fajet tona, të harrojmë armiqësitë që na ndajnë, t’i japim vëllazërisht dorën njëri-tjetrit dhe të betohemi mbi besën e gjyshërve tanë se sot e më pas do të përpiqemi me të vërtetë për të mirën e Atdheut, për lulëzimin e kombit, për nderin e flamurit tonë“, tha kryeministri Kurti.
Kurti theksoi se ndarjet krahinore ishin edhe dje e edhe sot pengesë.
“Gurakuqi vet nuk mjaftohej me Shkodrën e gegnin. Ai ishte pjesëmarrës edhe në toskëri e Kosovë, ashtu siç nuk mjaftohej Çerçizi me Gjirokastrën, Hasani me Prishtinën, Parashqevi e Sevasti Qiriazi me Manastirin , Mehmet Pasha me Tetovën, apo Bajram e Isa Begu me Kosovën. Ndarjet krahinore ishin pengesë atëherë e janë edhe sot. Prandaj duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në jetën publike të njëri-tjetrit, jo për të penguar por për të kontribuuar. Hapësira jonë publike, politika, kultura dhe ekonomia nuk janë çifligje të bllokuara me tapi, por e përbashkëta, kalaja ku vëmë të gjithë nga një gurë”, tha ai.
Kurti vuri theksin në rëndësinë e të qenurit më shpesh bashkë.
“Duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm në festa, jo vetëm politikanët, na duhet të punojmë bashkë, të ndajmë ide me njëri-tjetrin, të pranojmë perspektivat e ndryshme e kritikat ndaj njëri-tjetrit, pra të punojmë së bashku”, u shpreh Kurti.
Kryeministri i Kosovës, po ashtu theksoi se thellimi i ndarjes nuk i shërben kombit.
“Teksa në Evropën Lindore po vinte demokracia e muri i Berlinit ra, e Gjermania festonte lirinë, duke u bashkuar, një shkencëtar e politolog kosovar Ukshin Hoti thoshte se: politikanët shqiptarë duke thelluar ndarjen mes tyre përtej kufijve të demokracisë, po ju japin arsye atyre që dëshirojnë ti shohin të ndarë si popull. Në veprën e tij madhore “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, ai kërkon nga politikanët shqiptarë që të kenë si prioritet kryesor pozitën ndërkombëtare të Kosvës së Shqipërisë dhe jo atë vetjake. Jam i sigurtë që shumica këtu bini darkord brenda vetes me mesazhet e Luigjit dhe Ukshinit”, deklaroi Kurti.
Kryeministri Kurti ndau dhe disa nga arritjet që janë bërë sa i takon bashkëpunimit dypalësh.
”Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Ajo sot është vend i NATO-s, anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB –së ka nisur negociatat për anëtarësim në BE dhe ka bërë hapa të dukshëm në shumë fusha. Urojmë që sukseset e Shqipërisë, bashkëkombasve tanë t’u shtohen çdo dit të Flamurit. Jam i sigurtë që po njëlloj gëzon dhe Shqipëria për Kosovën dhe sukseset e saj. Kemi tashmë Abetaren e përbashkët dhe po punohet për Fjalorin e Përbashkët Enciklopedik. Teksa ministritë e Arsimit bashkëpunojnë çdo ditë për avancim në këtë fushë kyçe për zhvillimin tonë kombtar. Kemi unifikuar tregjet e punës dhe po punojmë për unifikimin e sistemit doganor e tatimor. Kemi financuar së bashku fizibilitetitin e hekurudhës Durrës-Prishtinë“, u shpreh ai.
Për Kurtin problem më i mprehtë i dy vendeve, në këto momente, është largimi i të rinjve, ndërsa premtoi se nuk do të reshte përpjekjet për përmirësimin e shtetbërjes dhe kthimin e besimit në institucione.
“Situata nuk është kurrë rozë dhe nëse ndalim përpjekjen e pushojmë se punuari, rrezikojmë. Pra rreziku është mosverpimit, jo veprimi, Vendet tona ballafaqohen me probleme, më i mprehti është largimi i rinisë. Dua t’u dërgoj një mesazh atyre që morën rrugën e dhimbshme të kurbetit. Kjo ditë është edhe e juaja. Mërgimtarët janë mbështetja më e madhe ekonomike për vendet tona e familjet e tyre, por edhe burim demokratizimi e kulture. E di që skemi bërë ende mjaftueshëm që tu kthejmë besimin në institucione, që ju të mendoni rritjen e fëmijëve tuaj në atdheun tuaj, si opsionin më të mirë. Premtoj se këtë betejë do ta bëjmë deri në fund edhe me ndihmën tuaj”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, se “marrëdhëniet mes nesh nuk janë më të shkëlqyera vetëm sepse jemi dy vende të ndara me dy shtete por të bashkuara me një zemër, por janë edhe produktive më shumë se sa kanë qenë kurrë ndonjëherë tjetër”.
“Këtë e tregojnë faktet e provuara nga jo thjesht mbledhjet e përbashkëta të përvitshme mes dy qeverive por nga vullneti dhe rritja e aftësisë. Mjafton të shikosh të dhënat e shkëmbimeve tregtare apo lirinë e lëvizjes së deri djeshme, që dukej mision i pamundur. Apo abetaren e përbashkët, një tjetër ngjarje shumë e rëndësishme dhe shumë e vonuar por e realizuar. Apo punën e përbashkët për fjalorin enciklopedik shqiptar dhe historinë e shqiptarëve, një punë e marrë përsipër nga Akademitë tona të Shkencave”, tha Rama.
Ai theksoi se mjafton të shohësh bashkëpunimin e përditshëm në fushën e energjisë, apo punën e nisur për të bërë realitet veprën më të madhe të së ardhmes portin dhe hekurudhën.
“Për hekurudhën kemi tanimë ofertuesit, një grup i gjerë kompanish nga më të mëdhatë e Europës që kanë ofertuar për të marrë përsipër studimin e fizibilitetit të porositur nga të dyja qeveritë me vendim të përbashkët”, tha Rama.
Kryeministri informoi se në fillim të vitit të ardhshëm ne hapim garën ndërkombëtare për portin e ri të Durrësit, i cili do të ndërtohet në Porto Romano.
“Nëse gjithçka shkon sipas planit, në fillim të 6-mujorit të dytë të vitit të ardhshëm ne do të jemi në kantier. Do të jetë një port i përbashkët i shtrirë nga Durrësi në Prishtinë dhe Strugë me dy Porte të Thata që do të lidhen me hekurudhën. Për hekurudhën Durrës-Prishtinë tani hymë në fazën e fizibilitetit, ndërsa për hekurudhën tjetër jemi në diskutimet me BE-në dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut”, informoi Rama.
Rama informoi se në 12 dhjetor do të bëhet prezantimi i madh publik i projektit përfundimtar të Portit të Durrësit, ku shpreson të jenë të pranishëm kryeministri i Kosovës Kurti dhe ministrat e tjerë.
“Pasi kemi parashtruar publikisht konceptin për portin e ri, në 12 dhjetor prezantojmë publikisht projektin përfundimtar të kompanisë që do t’i nënshtrohet garës dhe do të fillojë nga puna në mesin e vitit 2023”, tha Rama.
Në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, Rama nderoi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe UÇK-në.
“Dy emra sjell në vëmendje pa të cilët nuk kuptohet dot as ardhja në këtë ditë dhe as vazhdimësia përtej kësaj dite. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe UÇK-ja, të dyja lidhen me Ibrahim Rugovën një i munguar i madh pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë i cili është ndarë nga ne përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama.
/Argumentum.al