Gjiganti kinez i telekomunikimeve, Huawei, ka ngritur njw padi kundër Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për shkak të një ndalese që i kufizon agjencitë federale të përdorin prodhimet e tij.
Huawei deklaroi se SHBA-ja nuk ka arritur të sjellë prova për të mbështetur ndalesën dhe shtoi se kompania nuk ka lidhje me Qeverinë e Kinës.
“Ndalesa jo vetëm që është e paligjshme, por gjithashtu e pengon Huawein nga angazhimi në konkurrencë të ndershme, duke i dëmtuar në fund konsumatorët amerikanë”, tha kryetari i Huaweit, Guo Ping.
Padia u ngrit në një gjykatë federale në Teksas.
SHBA-ja ka thënë se ka kufizuar përdorimin e prodhimeve të Huaweit për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.
Ajo ka ngritur një mori akuzash penale kundër kompanisë, të cilat përfshijnë mashtrimin bankar, pengimin e drejtësisë dhe vjedhje të teknologjisë nga kompania amerikane T-Mobile.
Gjithashtu SHBA-ja ka lobuar tek aleatët që të shmangin kompaninë kineze. Huawei është një nga ofruesit më të mëdhenj të pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikimit në botë