Ka nisur votimi në Hungari në zgjedhjet e përgjithshme që janë lënë në hije nga lufta në Ukrainën fqinje, me kryeministrin e vendit, Viktor Orbán, që kërkon një mandat të pestë radhazi, ndërsa përballet me akuzat se ka qenë në anën e presidentit rus, Vladimir Putin.
Sondazhet e opinionit kanë treguar një garë të ngushtë pasi partitë opozitare u bashkuan në një bllok gjashtëpalësh, të Bashkuar për Hungarinë, në një përpjekje për t’i dhënë fund mbretërimit të vetëshpallur “joliberal” të Orbanit.
/Argumentum.al