I Ngarkuari me Punë i SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se në takim u pohua sërish lidhja e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
“Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.
Postimi i Ambasadës:
I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve.
/Argumentum.al