Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj zhvilloi në Uashington, SHBA disa takime të rëndësishme me përfaqësues të grupit të Bankës Botërore, si me Anna Bjerde, zëvendëspresidente për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, Matteo Bugamelli, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë dhe Sarvesh Suri, Drejtor pranë Agjensisë së Garantimit të Investimeve Shumëpalëshe (MIGA).Lajmin e bëri të ditur Ibrahimaj e cila njoftoi edhe temat e bisedimeve.“Diskutuam mbi situatën aktuale makrofiskale, parametrat kryesorë ekonomikë të Shqipërisë, nën ndikimin e luftës në Ukrainë, me përgatitjen e skenarëve të mundshëm në raste përkeqësimi, si dhe me ecurinë e reformave që po ndërmerren”, u shpreh ajo.“Përfaqësuesit e BB-së vlerësuan politikat e zbatuara nga qeveria shqiptare, që kanë ndikuar në rritjen e qendrueshme të ekonomisë, si dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të vijuar me mbështetjen teknike dhe financiare”, tha Ibrahimaj.