Edlira Kraja është emëruar drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit. Kraja zëvëndëson në detyrë Krislen Kerin që e mbajti këtë detyrë që prej vitit 2017.
Këshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ që mundëson përjashtimin e zbatimit të procedurave dhe afateve për përgatitjet e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020.
“Përjashtimisht për vitin 2020, si pasojë e situatës epidemike të shkaktuar nga COVID-19, procedurat dhe afatet për përgatitjen e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të përcaktuara në ligjin nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk zbatohen” përcaktohet në aktin normativ.
Për përgatitjen e programit buxhetor, institucionet kanë afate të përcaktuara që nisin nga muaji maj dhe mbyllen në muajin tetor.