Presidenti Meta foli nga Xhafzotaj i Durrësit kur ishte në një takim ku dhurohej gjak, duke deklaruar se qytetarët shqiptarë duhet të dijnë se me 30 qershor nuk ka patur zgjedhje shtetrore, por vetëm partiake.
Ilir Meta komenton deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se nuk e njihte 13 tetorin si datë zgjedhjesh.
Ilir Meta:Kam përshtypjen se kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin… “Jam fleksibël ta rishikoj 13 tetorin por përpara 17- 18 tetorit për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme sepse përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush të mos mendojë se do të dalë me kosto zero, sidomos ata që kanë punuar për të gatuar këtë rrëmujhane.”
Meta ndodhet ne nje aktivitet ne Xhafzotaj te Durresit.
“Jam fleksibël për ta parë 13 tetorin. Për mua ka rëndësi 17-18 tetori. Atë nuk kam mundësi sepse e ka në dorë BE. Kemi futur mik të fortë për të kaluar provimin në vjeshtë.”
A i druhet Meta komisionit hetimor?
Ilir Meta: “Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor. I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Cfarë tu themi shqiptarëve: Që e kishte fajin Edi? Luli e Mona? Nuk i fshihemi dot përgjegjësisë para të gjithë shqiptarëve. Shqipëria ka qenë para Kroacisë por ku është Kroacia sot dhe Shqipëria sot. Kush do të mbajë përgjejgësi”