Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur në selinë zyrën e tij, ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.
Postim i plotë i Metës në Facebook,
‘Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim.
Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE’, shkruan Meta në Facebook.
![Image](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2022/September/23/auto_36d93c08-cacd-4697-b20a-a401e932eb531663936779.jpg)
/Argumentum.al