Parlamenti i Shqipërisë ka votuar me 106 vota Ilirjan Celibashin si drejtues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Tashmë ky institucion ndryshon emër dhe do të quhet Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Emri i Celibashit nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Ai ka drejtuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në periudhën 2001-2006. Gjithashtu, po sot në Kuvend zëvendëse e tij është zgjedhur Lealba Pelinku, e cila është votuar nga deputetët me 105 vota pro.
Ndërkohë, Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar listën me pesë anëtarë të Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve, ndërsa ato janë:
-Muharrem Çakaj
-Ilirjana Nano
-Dritan Çaka
-Arens Çela
-Helga Vukaj
Me 105 vota pro janë zgjedhur edhe anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, dhe ato janë si vijon:
-Ilirjan Rusmali
-Elvin Lako
-Koli Bele
-Elvis Çefa
-Ledio Braho.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tashmë ka 12 anëtarë, të ndarë në tre nivele. Ky organ i ri do të jetë përgjegjës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.