Benedikti XVI ka pasur një dashuri të veçantë edhe për Kishë katolike në trevat shqiptare, siç e dëshmoi shumë akte e ngjarje. Ratzinger ka ndjekur nga afër edhe zhvillimet në jetën shoqërore të shqiptarëve dhe misionin e Kishës katolike në këto realitete.
Kryeipeshkvi i Shkodër/Pultit e Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Katolike Shqipërisë Imzot Angelo Massafra dhe kryeipeshkvi i Tiranë/Durrësit Imzot Arjan Dodaj morën pjesë sot paradite në funeralin dhe bashkëkremtuan Meshën e Dritës për Papën e Nderit Benedikin XVI, kryesuar nga Papa Françesku. Dje prelatët e Kishës katolike të Shqipërisë i bënë homazhe, në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë, Papës së Nderit Ratzinger, duke iu lutur Zotit në Bazilikën e Shën Pjetrit përpara trupit të Benediktit XVI./vaticanews