Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim reagoi sot pas një incidenti gjatë punimeve të seancës plenare të Kuvendit, ku ish- kryeministri Sali Berisha ka shtyrë nga foltorja kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Kim tha se, sulme të tilla i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet.
“Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet”, deklaroi Kim në Twitter.