Kompanie 100 vjeçare japoneze “Koyo”, lider botëror në industrinë mekanike të prodhimit të pjesëve të këmbimit për makineri të ndryshme, synon zgjerimin e biznesit në Shqipëri.
Polaku Marcim Chmaj, drejtues i zyrës së shitjeve për Europën Lindore në kompaninë “Koyo”, i pranishëm në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, 2019, që është hapur nga data 23-26 nëntor në Pallatin e Kongreseve, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh optimist për mundësitë dhe lehtësitë që ofron klima e të bërit biznes në Shqipëri.
“Unë jam drejtues i zyrës së shitjeve për Europën Lindore për kompaninë, që ka origjinë japoneze . Produkti jonë është kuzhineta, dhe këto prodhohen Japoni. Distributori ynë në Shqipëri është kompania “TASE” dhe kjo është stenda e kësaj kompanie. Është një histori e gjatë. Kompania “Koyo” i ka fillesat e saj që në vitet 1920, pra jemi afër përvjetorit të 100-të në historinë tonë. Ne kemi marrëdhënie shumë të gjata bashkëpunimi me klientët tanë. Kompania jonë është shumë e madhe, një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit të kuzhinetave në botë sot për sot”- tha Chmaj.
“Për ne tregu shqiptar është me shumë interes”- theksoi ai.
“Shqipëria është një treg në rritje, veçanërisht sa i takon këtij lloji produktesh. Kështu që ne jemi këtu këtë vit së bashku me distributorin tonë dhe po shpresojmë shumë për një të ardhme të suksesshme. Më e rëndësishmja është të kemi marrëdhënie të fortë me klientët dhe partnerët tanë në Shqipëri. Kjo është e ardhmja jonë. Kështu që ne kërkojmë të bashkëpunojmë me distributor vendas dhe veçanërisht kemi zgjedhur kompaninë shqiptare dhe e shohim të ardhmen tonë këtu”- deklaroi Marcim Chmaj, drejtues i zyrës së shitjeve për Europën Lindore në kompaninë “Koyo”.
Çdo vit numri i firmave që prezantohen për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës është i lartë, biznese që e shohin këtë panair si një mundësi e artë për tu zgjeruar dhe për të depërtuar në tregje më të mëdha përtej vendit që përfaqësojnë. Një ndër këto kompani është edhe Tase sh.p.k që ka ekskluzivitetin në Shqipëri të firmave më prestigjoze japoneze KOYO dhe gjermane në fushën e pjesëve të këmbimit “ të makinave dhe pajisjeve bujqësore.Në këtë intervistë të shkurtër .Ing. Arian Tase, përfqësues i kompanisë “Tase sh.p.k” në Shqipëri prej 23 vitesh, na tregon për pjesëmarrjen në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës dhe planet e tij për ta shtrirë kompaninë edhe në tregjet e tjera të Ballkanit.
Në cilën fushë operon kompania juaj dhe në cilët tregje jeni shtrirë deri më tani?
Kryesisht operojmë në fushën e pjesëve të këmbimit, konkretisht me kuzhinietat, dhe pjesët e tjera të këmbimit për mjetet bujqësore. Ne jemi përfaqësues ekskluziv të disa firmave të njohura botërore si Koyo, firmë japoneze, Friedenberg, firmë gjermane, Optibelt, Korteko, etj dhe jemi shtrirë gjerësisht sidomos me Koyo, tashmë edhe në Kosovë. Pikërisht kjo është edhe ambicia jonë që të shtrihemi jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan
Është hera e parë që merrni pjesë në Klik Ekspo Group. E keni parë këtë panair si një mënyrë për të depërtuar në tregun rajonal, aspekt të cilin e synoni?
Po është hera e parë që marrim pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës. Sigurisht që e shohim si një mundësi të artë për të depërtuar në tregun rajonal, çka është edhe ambicia jonë e së ardhmes. Shpresojmë që gjatë këtyre ditëve të njihemi me klientë potencialë të cilët të mund të tregojnë interes për produktet që ne tregtojmë.Dita e parë ka ecur mjaft mirë, shpresojmë që të vijojmë kështu deri në fund të panairit. Realisht shpresojmë që të kemi një indicie pozitive në biznesin tonë. Jemi një kompani e fuqishme në këto fusha dhe shpresojmë që me stafin që kemi të zgjerohemi edhe më shumë.
Si ka qenë trendi i ecurisë së biznesit tuaj në Shqipëri vit pas viti?
Në Shqipëri kemi 23 vite që operojmë, dhe jemi shtrirë gati në çdo qytet. Filozofia e kompamisë sonë është që të kemi në çdo qytet një përfaqësues ekskluziv, dhe them se ja kemi arritur qëllimit. Vit pas viti kemi ardhur duke u zgjeuar, e kemi nisur si një kompani e vogël dhe tani jemi zgjeruar shumë dhe jemi gati të depërtojmë në tregje të tjera edhe më të mëdha. Jemi kompania më e madhe në Shqipëri në fushën e kuzhinietave, rripave dhe pjesëve të tjera të këmbimit të mjeteve bujqësore. Pra është zgjeruar goxha gama e produkteve që tregojmë dhe shohim një rritje nga viti në vit. Për shembull vitin e kaluar kemi shënuar një rritje shumë positive dhe shpresojmë që edhe ky vit të mbvyllet sërish me rezultate të larta.