Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që është treguesi i inflacionit, në muajin shkurt 2020 ishte 1,2 %, njofton Instituti i Statistikave (INSTAT). Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shkurt 2020, krahasuar me janar 2020, është 0,4 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit
Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,72 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,30 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,04 pikë. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.