Çmimet e produkteve të shportës kanë shënuar rritje gjatë muajit prill të këtij viti.
INSTAT bëri të ditur se, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, arriti në 6,2 % në muajin prill, ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin prill 2022, krahasuar me mars 2022 është 0,7 %.
Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,56 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me 1,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” u rritën me 0,49 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,21 pikë përqindje secili.
Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me 0,20 pikë përqindje më shumë. Ndërsa çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën 0,12 pikë përqindje dhe çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore krahasuar me muajin prill 2021: rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 22,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3 %, “Argëtim dhe kulturë” me 4,1 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,0 %, “Komunikimi” me 0,8 %, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 24,2 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 17,1 %, “bukë dhe drithëra” me 16,7 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14,3 %, “mish” me 7,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 5,2 %, etj.
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin mars 2022, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 2,7 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 2,3 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi ”me 0,3 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %. Ndërsa, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një ulje me 0,5 %, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” me 0,1 %.