Një publikim i ri nga INSTAT jep një vështrim të përgjithshëm të treguesve më të rëndësishëm statistikorë për periudhën 2018-2019
Edicioni 2020 i Vjetarit Statistikor Rajonal sapo është botuar duke ofruar një përmbledhje të të dhënave kyçe social-ekonomike për prefekturat e vendit. Ky publikim është thelbësor për përmirësimin e zhvillimit rajonal dhe vendor.
“Ky publikim paraqet në një vëllim të vetëm përmbledhjen e përgjithshme të statistikave sociale dhe ekonomike për të gjitha prefekturat e vendit. Vjetari Statistikor Rajonal mbetet një nga publikimet më të rëndësishme të INSTAT-it, dhe këtë vit kemi shtuar më shumë tregues vendorë në nivelin rajonal dhe atë bashkiak. Gjithashtu planifikojmë të përmirësojmë këtë vjetar për vitin 2021 me tregues të rinj vendorë dhe me vizualizime më miqësore për lexuesit. Gjej rastin të falënderoj Ambasadën e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj INSTAT në përmirësimin e
statistikave për vendime më të mira nga përdoruesit”, deklaroi Elsa Dhuli, Drejtore e Përgjithshme e INSTAT.
Një gamë e gjerë përdoruesish do të përfitojë nga informacioni që përmban publikimi i ri: vendimmarrësit dhe autoritetet qeveritare në nivel qendror dhe vendor, biznesi dhe investuesit, hulumtuesit dhe academia, shqoëria civile, media, etj. E reja e këtij edicioni është përfshirja e mjedisit në një kapitull të dedikuar si dhe një pjesë krejt e re mbi Shqipërinë në Ballkanin Perëndimor e cila lejon krahasime midis vendeve. Në publikim gjenden të dhëna të rëndësishme të fushave kryesore përfshirë shëndetësia, arsimi, mbrojtja sociale, bujqësia, turizmi, financat publike
dhe popullsia. Ekspertët e INSTAT kanë punuar me fokus të veçantë për këtë publikim më mbështetje nga projekti i qeverisë zvicerane SALSTAT, ‘Statistika të Forta Vendore në Shqipëri’. Ky është vjetari i dytë i përgatitur me mbështetje nga Zyra Federale e Statistikave të Zvicrës (FSO), duke synuar përmirësimin e përmbajtjes vit pas viti..
Të paturit e statistikave më të sakta dhe më të gjera është kyç për një qeverisje vendore më efektive në Shqipëri. Për të siguruar që statistikat i shërbejnë zhvillimit rajonal, SALSTAT asiston në përmirësimin e cilësisë dhe shkallës së statistikave rajonale, si dhe në forcimin e kapaciteteve të zyrave rajonale të INSTAT-it për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave
http://www.instat.gov.al/media/7986/statistike_vjetore_rajonale_shqip_date-5-shkurt.pdf