Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka qenë pjesëmarrëse Kongesi i 16 i Vjenës për të ardhmen e Europës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bregu nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ku është shprehur ndër të tjera se integrimi në BE nuk është çështje datash, por është çështje ndryshimi.
‘Evropa është një gjendje e mendjes. Ky është referendum i përditshëm! Ose jeni brenda ose jeni jashtë . Sot o je o s’je Europian. Kjo duhet ndare. Integrimi Europian na pelqen apo jo, nuk eshte me është më çështje datash, por proces i vertete ndryshimi. Kjo vlen per te gjithe rajonin tone. Kongresi i 16-te i Vjenes mbi te ardhmen e Europes’, shkruan Bregu.