Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky vendim i Mustafës erdhi pas humbjes së LDK në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, ku partia që ai drejtoi renditet e treta me 13,8 për qind të votave, pas LVV dhe PDK.
“Vlerësoj personalisht që rezultati është shumë i keq për LDK dhe një rezultat që nuk e kemi pritur. Vlerësojmë që kandidati Hoti ka bërë një punë të mirë dhe të suksesshme dhe ka prezantuar programin qeverisës. Por, vota e qytetarëve është ajo që duhet të respektohet dhe shenjë të kësaj vote, dhe për organizim unë sot kam njoftuar kryesinë që do ta thërras kuvendin e LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në periudhë shumë të shpejt kohore”, u shpreh Mustafa.
“Mendoj që LDK do ta ketë së shpejti kryetarin e ri dhe do të bëjmë të gjitha përgatitjet përmes kryesisë në mënyrë që ky proces të kryhet sa më mirë”, tha ai më tej.