Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para takimit me Presidentin Thaçi për marrjen e mandatit për kryeministër të Kosovës, ka dalë me propozime konkrete për Lidhjen Demokratike të Kosovës duke bërë publikë edhe emrat e 5 ministrave që ai ka vendosur të kandidojë, në një koalicion të mundshëm me LDK-në. Ndër emrat e 5 kandidatëve për ministra që ka propozuar Kurti, spikatet edhe emri i kandidatit për President në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Maqedoni, profesorit Blerim Reka. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka propozuar emrin e profesorit Reka në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Profesori universitar i së drejtës ndërkombëtare, Blerim Reka është propozuar për ministër të jashtëm të Republikës së Kosovës. Këtë e ka kumtuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Profesori Reka ka qenë pjesë zyrës politike të UÇK-së në Prishtinë bashkë me Albin Kurtin, e cila udhëhiqej nga Adem Demaçi gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ai është profesor në UEJL, Universitetin e Prishtinës dhe ligjërues në universitete tjera. Profesori Reka po ashtu ishte ambasador i Maqedonisë në BE dhe së fundi kandidat për president në zgjedhjet e fundit.
Lëvizja Vetëvendosje ishte radhitur si mbështetëse e kandidaturës së Blerim Rekës për president në Maqedoninë e Veriut
Sipas këtij subjekti, Blerim Reka është kandidat i duhur për president, “duke marrë parasysh gjendjen jo të mirë të popullit shqiptar atje si dhe situatën e përgjithshme ekonomike dhe politike”.
Po ashtu ,pas hapjes se Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri,u perfol se nje etille do te hapet dhe ne Maqedonine e Veritu dhe Z.reka do t eishte ne krye te kesaj Qendre. Deri atehere te shikojme nese Z.reka mandatohet fillimisht s minister i jashtem i Kosoves nga Presidenti Thaci.
© Argumentum