Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Michael Kirby, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, meqë sipas tij, kjo marrëveshje është nënshkruar në Bruksel.
“Realiteti ndonjëherë është i ashpër, por marrëveshja Asociacionin është arritur shumë kohë më parë. Tani jemi në vitin 2023 dhe ajo marrëveshje duhet të zbatohet në një moment.
Kur është pyetur për bisedimet mes kryeministrin të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, diplomati amerikan ka theksuar se epilogu i këtyre bisedimeve duhet të jetë përfundimisht një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve.
“Mendoj se të dy duan të japin përshtypjen se janë të detyruar pa dëshirë të bien dakord për një plan të papërsosur. Dhe kështu duhet të jetë, sepse nëse do të ishte perfekt për njërën palë, tjetra do të ishte jashtëzakonisht e pakënaqur. Kështu që është më mirë që të dyja palët të jenë mesatarisht të pakënaqur”, beson Kirby.