Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani emërohet në një post të rëndësishëm në Bankën Qëndrore të Malit të Zi. Sipas raportimit të mediave malazeze, Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Malit të Zi në shtator të vitit të kaluar ka miratuar krijimin e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi (CBCG) me 11 anëtarë, ndër të cilët është edhe Ardian Fullani.
Në të përditshmen Malazeze “Vijesti” shkruhet më konkretisht se: “Guvernatori i Bankës Qëndrore të Malit të Zi (CBCG) Radoje Zhugiq ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanin, i cili në shtetin e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë (6.63 milionë dollar amerikan). A e dëmton kredibilitetin e Bankës Qëndrore të Malit të Zi, fakti që anëtari i Bordit Këshillues është ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i arrestuar, shkarkuar nga ai pozicion dhe i akuzuar për fshehje të 6.63 milionë dollarëve amerikan?”
Ka qenë kjo pyetje në të cilën guvernatori malazez Zhugiq për të përditshmen “Vijesti” nuk ka dashur të përgjigjet.
Ndërsa siç raporton e përditshmja “Vijesti” jo formalisht kanë marrë një përgjigje nga Sektori për marrëdhënie me publikun e cila thotë: “Nuk kemi kohë”.